Translations:Otuz İkinci Söz/854/sq
Kështu, nëse dëshiron të shikosh treguesin e Emrave “El Hakk”, Er-Rrahman “ dhe ‘Er Rahim” brenda urtësisë dhe drejtësisë së Zotit Fuqiplotë, shiko ushtritë e bimëve dhe të kafshëve që përfshijnë katërqindmijë kombe madhështore me çadrat e tyre të ngritura në faqen e tokës në pranverë.
Pasi ato grupe e ndasi janë të gjitha brenda njëra-tjetrës dhe uniforma e secilit prej tyre është e ndryshme, ushqimet, armët, rruga e jetës, ushtrimet fizike dhe çmobilimizimi janë të gjitha të ndryshme. Përveç kësaj ato nuk kanë fuqi për t’i siguruar ato nevoja, as edhe gjuhë për t’i kërkuar ato dëshira. Secili prej tyre rrotullohet, rritet e zhvillohet me Emrat: “El-Hakk”, “Er-Rahman”, “Er-Rezzak”, “Er-Rahim” “El- Kerim”, i Vërteti, i Gjithëmëshirshmi, Ushqyesi, Mëshirëploti dhe Bujari, me një rregull të përkryer e me një drejtpeshim brenda sferës së urtësisë dhe drejtësisë, shiko se si Ai i mbështet, i rregullon, dhe i administron të gjithë pa vështirësi dhe pa humbur e harruar asnjërin prej tyre.