Translations:Otuz İkinci Söz/859/sq
Siç e shpjeguam edhe më lart, dashuritë si ato të njerëzve të pavëmendshëm dhe të atyre që janë lidhur vetëm me këtë botë, të cilat janë vetëm për hir të nefsit urdhërues për të liga, sjellin shumë vuajtje, dhimbje e brenga në këtë botë, në një kohë që kënaqësia që ato sjellin është shumë e pakët. Për shembull, dhembshuria bëhet një pasivitet i hidhur për shkak të pafuqisë; dashuria bëhet fatkeqësi pikëlluese për shkak të ndarjes, kënaqësia bëhet një pije helmuese për shkak të zhdukjes, dhe ndërkaq në ahiret, për shkak se ato nuk qenë për hir të Zotit të Plotpushtetshëm, ose do të jenë pa dobi, ose do të bëhen shkak dënimi (nëse kanë qenë të paligjshme).