Translations:Otuz İkinci Söz/865/sq
Dashuria jote për bashkëshorten, shoqen tënde; meqenëse ajo dashuri duhet të ndërtohet mbi mirësjelljen dhe dhembshurinë për shkak të të qënit të saj dhuratë nga mëshira Hyjnore si dhe mbi bukurinë e karakterit. Në qoftë se ti do të kesh dashuri të sinqertë e dhembshuri për të, natyrisht ajo do të ketë dashuri të pastër dhe respekt per ty. Kur ju të dy t’i afroheni moshës së vjetër, këto ndjenja do të japin fryte paqeje e harmonie dhe do t’ju bëjnë ta jetoni moshën tuaj në mënyrë të lumtur. Por në qoftë se ajo dashuri do të ngrihet mbi bukurinë e fytyrës e të trupit, të cilën e kërkon nefsi, atëherë ajo dashuri shumë shpejt do të shkatërrohet dhe do ta prishë edhe jetën bashkëshortore.