Translations:Otuz İkinci Söz/867/sq
Dashuria jote për fëmijët; domethënë dashuria për ato krijesa të dashura e të këndshme, përkujdesjen dhe mirërritjen e të cilëve All-llahu xh.sh. ua ka besuar juve. Ajo është dashuria më e gëzueshme dhe njëkohësisht është mirësi Hyjnore. Nëse do ta ndjesh këtë, ti nuk do të dëshpërohesh shumë për sprovat që mund t’u vijnë atyre dhe as nuk do të vajtosh me të madhe e me dëshpërim për vdekjen e tyre, sepse siç e përmendëm edhe më lart, Krijuesi i tyre është i Gjithurtë dhe Mëshirëplotë për çështjet e tyre. Prandaj thuaj se “vdekja për ta, padyshim, është një lumturi.” Dhe ti do të mendosh për mëshirën e Krijuesit, i Cili ta dhuroi fëmijën në përjetësi duke të të shpëtuar kështu nga dhimbja e ndarjes nga ai.