Translations:Otuz İkinci Söz/868/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Dashuria për shokët; dhe meqenese ajo është për hir të Zotit xh.sh., as ndarja nga ata shokë, madje as vdekjet e tyre nuk do të jenë një pengesë për vazhdimësinë e vëllazërimit dhe për dashurinë tuaj ndaj tyre, sepse ajo lidhje shpirtërore vazhdon dhe dashuria e pastër shpirtërore dhe kënaqësia e takimit do të jenë të përhershme dhe të dobishme për ty. Ndërsa po qe se dashuria nuk do të ishte për hir të Zotit xh.sh., atëherë kënaqësia e takimit të një dite të vetme do t’ju shkaktonte dhimbjen e ndarjes së njëqind ditëve.([1])

    1. (Shënim) një sekondë e vetme prej takimit për hir të “All-llahut” konsiderohet si një vit nga jeta, ndërsa një vit prej takimit për hir të dynjasë së përkohshme është sa një sekondë.