Translations:Otuz Birinci Söz/222/sq
Pas përmendjes së udhëtimit të Pejgamberit, të Dërguarit më i Dashur i All-llahut Muhammedi Alejhi Efdalus-salatu ve Ekmelus-selam, nga xhamia e shenjtë në Mekë “Mesxhid-i Haram”, për te xhamia më e largët Aksa në Jeruzalem “Mesxhid-i Aksa”, që ishte fillimi i Mi’raxhit të tij, Kur’ani Gjithurtësi thotë: اِنَّهُ هُوَ السَّمٖيعُ ال۟بَصٖيرُ “Me të vërtetë që Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëvëzhguesi.” Kjo frazë së bashku me përmerin në frazën اِنَّهُ “Me të vërtetë Ai”, e cila aludon për pikën më të largët të Mi’raxhit që tregohet nga vërsetet e sures En-Nexhm وَ النَّج۟مِ اِذَا هَوٰى, ose i referohet Zotit të Plotfuqishëm, ose Pejgamberit Muhammed A.S.M.