Translations:Otuz Birinci Söz/225/sq
Sigurisht, ai ishte një shërbëtor, dhe udhëtimi është një mi’raxh i veçantë, por së bashku me të ishte amaneti dhe besimi që lidhen me të gjithë universin dhe drita që do të ndryshonte ngjyrën e universit. Dhe meqenëse atij i ishte dhënë një çelës që mund të hapte derën e lumturisë së përjetshme, Zoti i Plotfuqishëm e cilësoi Vetveten me Atributin e “shikimit dhe dëgjimit të të gjitha gjërave”, me qëllim që t’i shfaqte botës urtësinë gjithëpërfshirëse të amanetit, dritën dhe çelësin, urtësinë dhe qëllimet, të cilat përfshijnë tërësinë e universit dhe rrethojnë të gjitha krijesat.