Translations:Otuz Birinci Söz/248/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Dhe meqenëse ekziston një Pronar i Tillë madhështor dhe i Gjithëlavdishëm, një Sundimtar i plotë dhe një Autor Hirplot... dhe meqenëse ndodhej një njeri shikimi i të cilit ishte universal dhe i cili demonstroi një lidhje me atë botë, me atë mbretëri, me atë qytet dhe me atë pallat, dhe ishte i lidhur me të gjitha ato nëpërmjet shqisave të tij dhe aftësive të perceptimit, atëherë sigurisht Krijuesi Madhështor do të kishte një lidhje të lartë e të fuqishme me këtë njeri, shikimi i të cilit ishte universal dhe me vetëdije gjithëpërfshirëse dhe do ta favorizonte atë me një adresim të lartë e të shenjtë.