Translations:Otuz Birinci Söz/249/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Dhe midis atyre që e manifestuan këtë lidhje qysh nga koha e Ademit Alejhis-selami e gjer tani, sipas dëshmisë së arritjeve të tij, Muhammedi Arab (Sal-lallahu Alejhi Vesel-lem) e demosntroi atë lidhje në shkallën më të plotë… domethënë, me sundimin e tij mbi gjysmën e globit tokësor dhe mbi një të pestën e njerëzimit duke e transformuar e ndriçuar formën shpirtërore të universit. Meqenëse gjendja është kështu, Mi’raxhi, i cili përfshiu pikërisht shkallën më të plotë të asaj lidhje, është më e denja dhe më e përshtatshmja për Profetin e nderuar (A.S.M).