Translations:Otuz Birinci Söz/252/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Përgjigjja: Ai përbëhet nga udhëtimi i vetë personit të Muhammedit (A.S.M) nëpërmjet shkallëve të plotësimeve. Domethënë, nëpërmjet Emrave dhe Titujve të ndryshëm që Ai i bën të dukshëm në organizimin e krijesave, dhe e shfaqi madhështinë e Hyjnisë së Tij me krijueshmëri dhe rregullim në nivelet e qiejve brenda atyre sferave, që secila është një bosht për një vend të Hyjnisë, dhe qendër për ushtrimin e fuqisë Hyjnore.

    Dhe me qëllim që ta bëjë atë shërbëtor të posaçëm e të zgjedhur një shërbëtor gjithëpërfshirës e përmbledhës i të gjitha plotësimeve njerëzore, duke arritur të gjitha shfaqjet Hyjnore, duke shikuar e dëshmuar të gjitha nivelet e universit, duke lajmëruar e bërë thirrje për tek sovraniteti i Hyjnisë, duke shpalluar ato gjëra që kënaqin Zotin xh.sh. dhe duke zgjidhur talismanin, enigmën e universit, Ai, Krijuesi, e hipi atë në Burak, bëri që ai të kalonte vetëtimthi nëpër qiej, si shkreptima, duke kapërcyer të gjitha nivelet, shikoi Hyjninë e Perëndisë, nga vendbanimi në vendbanim, nga shkalla në shkallë, ashtu si fazat e hënës, dhe nga sfera në sferë, dhe duke i treguar atij secilin nga profetët, vëllezërit e tij, banesat e të cilëve janë në qiejt e atyre sferave, Ai e ngjiti atë në stacionin e “Kabë Kavsejn”, “sa largësia e dy harqeve, ose edhe më afër”, dhe i shfaqi Njësinë e Tij, Fjalën e Tij dhe shikimin e Vetvetes së Tij.