Translations:Otuz Birinci Söz/267/sq
Ashtu siç ndodh për çdo njeri të udhëtojë me mendjen e tij me shpjetësinë e imagjinatës, dhe evlijatë që udhëtojnë me zemrat e tyre me shpejtësinë e vetëtimës. Ashtu si melekët, të cilët janë trupa të ndritshëm, që rrotullohen me shpejtësinë e shpirtit nga Froni në tokë dhe nga toka në Fron, dhe ashtu si njerëzit e parajsës që do të ngjiten në Parajsë nga fusha e ringjalljes me shpejtësinë e Burakut përmes një distance më të madhe se pesëqind vjet, atëherë sigurisht, trupi i Muhammedit (A.S.M) do të shkonte së bashku me shpirtin e tij të lartë dhe do të ngjitej deri tek Arshi më i madh, Froni sublim, sepse trupi i Muhammedit (A.S.M) është thesari i aftësive të shpirtit të Muhammedit (A.S.M), dhe boshti për kryerjen e detyrave të tij, ai shpirt i cili është dritë dhe ka veçoritë e dritës, është më i hollë se sa zemrat e evlijave, më i hollë se sa shpirtërat e të vdekurve dhe se trupat e melekëve, dhe më eterik -me bukuri qiellore- se sa trupat e yjeve dhe të botës së shembëllesës.