Translations:Otuz Birinci Söz/270/sq
Kësaj ne do t’i përgjigjeshim si më poshtë:
Meqenëse universi dhe qëniet ekzistojnë dhe brenda tyre vërehen aktet dhe krijimi; dhe meqenëse një akt me rregullsi nuk mund të ndodhë pa një autor, një libër kuptimplot nuk mund të jetë pa një shkrues, dhe një skalitje e mrekullueshme nuk mund të jetë pa skalitësin, atëherë, sigurisht aktet e paramenduara, të cilat mbushin universin kanë një autor, dhe mesazhet kuptimplote dhe qëndisjet të cilat mbulojnë faqen e tokës dhe që ripërtërihen nga stina në stinë, kanë një shkrues dhe një skalitës.