Translations:Otuz Birinci Söz/290/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Shkurtazi: Kërkohet nga urtësia dhe nga arsyeja se qiejt janë formuar nga eteri, se ato janë burim i energjive të holla si elektriciteti, drita, nxehtësia dhe graviteti, dhe se në përputhje me hadithin اَلسَّمَاءُ مَو۟جٌ مَك۟فُوفٌ “qiejt janë valë të përmbajtura”, ato janë të volitshëm për lëvizjen e yjeve dhe planetëve. Gjthashtu kërkohet që nga مجارة السماء Rruga e qumështit deri tek planeti më i afërt me ne, duhet të përbëhen nga shtatë nivele në gjendje e formime të ndryshme, dhe se çdo nivel, çdo botë, nga bota e tokës për tek bota e ndërmjetme (Berzah), bota e shembëllesës dhe deri tek bota e Ahiretit, duhet të jetë një qiell, si një çati për një botë tjetër.