Translations:Otuz Birinci Söz/349/sq
Atëherë, kur universi shqyrtohet nga këndvështrimi i urtësisë, ai shikohet të mbajë kuptimin e një peme madhështore. Sepse, ashtu si një pemë që ka degë, gjethe, lule dhe fruta, po ashtu në këtë botë të ulët, e cila është një pjesë e pemës së krijimit, ndodhen elemente, të cilat janë si degët e saj; bimët dhe pemët, që janë si gjethet e saj; kafshët të cilat janë si lulet e saj; dhe njeriu, i cili shihet si fruti i saj. Për më tepër, Emri Hyjnor El Hakimu, i Gjithurti, kërkon që një ligj i Krijuesit të Gjithëlavdishëm që është në fuqi përgjithësisht tek pemët, të jetë gjithashtu në fuqi në pemën madhështore të krijimit. Meqenëse kjo është kështu, urtësia kërkon që pema e krijimit, gjithashtu të jetë e formuar nga një bërthamë, dhe një bërthamë e tillë të përmabjë esencat dhe parimet e botëve të tjera përbri botës fizike (trupore). Sepse fara themelore dhe origjinale e universit, e cila përfshin me mijëra nga botët e ndryshme, nuk mund të jetë kurrë një thërrime e një lënde të thatë të pajetë.