Translations:Otuz Birinci Söz/365/sq
Ky frut i ka sjellë universit dhe njerëzimit një thesar dhe një dhuratë prej Dritës së parapërejtësisë dhe paspërjetësisë, që është të shikosh me sy të vërtetat e shtyllave të besimit, dhe të shohësh me sy melekët, Parajsën, Ahiretin dhe madje edhe të Gjithëlavdishmin e Vetëm. Ajo dritë i nxjerr të gjitha qëniet nga një gjendje imagjinare e të qënit të mjera, kalimtare, të turbulluara dhe të dëshpëruara, dhe nëpër- mjet asaj drite tregon realitetin e tyre, i cili është se ato janë mesazhe të shenjta të të Përjetshmit të vetëm dhe pasqyra të bukura për të reflektuar bukurinë e Njësisë Hyjnore. Dhe ajo i ka bërë të gëzuar e të kënaqur të gjitha qëniet e vetëdijshme, madje ajo ka gëzuar të gjitha qëniet në univers.