Translations:Otuz Birinci Söz/374/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Muhammedi (A.S.M.) shikoi thesarin e lumturisë së përjetshme, mori çelësin e tij, dhe e solli atë si një dhuratë për xhindët dhe njerëzit. Po, në të vërtetë, nëpërmjet Mi’raxhit, ai e pa Xhennetin me sytë e tij dhe shikoi shfaqjet e përjetshme të mëshirës së të Gjithëmëshirshmit të Vetëm Hirplot; ai kuptoi lumturinë e përjetshme me një siguri absolute e të plotë dhe solli si një dhuratë për xhindët dhe njerëzit lajmet e mira të ekzistencës së saj.

    Dhe kështu, në qoftë se xhindët dhe njerëzit e mjerë e imagjinojnë vetveten dhe të gjitha qëniet të jenë në një situatë të regjur e të vuajtur prej një bote të paqëndrueshme mdis goditjeve e turbullirave të zhdukjes dhe të ndarjes duke u derdhur në detin e kohës dhe lëvizjet e grimcave në detyrat e mosekzistencës dhe në ndarjen e përjetshme, atëherë nuk do të mund të përshkruhej se sa e vlefshme, dhe sa gazmore janë ato sihariqe, lajme të gëzueshme, në veshët e xhindëve dhe njerzëve kalimtarë, të cilët i pandehen vetvetet të jenë kështu të dënuar me asgjësim të përhershëm. Pastaj kuptoje vlerën e atij sihariqi! Në qoftë se do t’i thuhej një të dënuari me ekzekutim me varje, në momentin që është para litarit të varjes, se “Mbreti të ka falur ty, dhe përveç kësaj Ai të ka dhënë një pallat në afërsi të Tij, përfytyroje se çfarë gëzimi të madh do t’i shkaktonte kjo fjalë atij.

    Atëherë mblidhe bashkë të gjithë atë gëzim e lumturi të tillë me numrin e xhindeve dhe njerëzve dhe atëherë vlerësoje këtë sihariq.