Translations:Otuz Birinci Söz/386/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Kështu, ajo shkretëtirë e madhe është faqja e kësaj toke. Deti i rërës përbëhet nga qëniet dhe nga njeriu i mjerë të cilët tronditen nga forca e rrjedhës së kohës dhe nga lëvizja e grimcave brenda ngjarjeve. Çdo qënie njerëzore që e sheh të ardhmen me syrin e çudhëzimit, mbulohet nga një errësirë e tmerrshme dhe zemra e tij torturohet me ankth e shqetësim. Ai nuk njeh ndokënd që ta bënte ta dëgjojë klithmën e tij për ndihmë. Ai është pafundësisht i uritur, pafundësisht i etur.