Translations:Otuz Birinci Söz/404/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    PIKA E TRETË: Mrekullitë janë për të provuar pretendimet e profetësisë dhe për të bindur ata që i mohojnë ato pretendime; ato nuk janë për t’i detyruar njerëzit të besojnë. Prandaj mrekullitë duhet t’u shfaqen atyre që kanë dëgjuar pretendimin e profetësisë çka i çon ata në bindje e qetësi për vërtetësinë e profetësisë.

    Ashtu siç do të ishte kundra urtësisë së të Gjithurtit të Madhërishëm që t’i shfaqte ato gjithandej botës ose në një mënyrë të vetëkuptueshme sa që të gjithë të detyroheshin t’i besojnë, po ashtu do të ishe në kundërshtim me misterin e përgjegjësisë së njeriut. Sepse kjo përgjegjësi kërkon “hapjen e derës së mendjes dhe të mos heqë fuqinë e përzgjedhjes”.