Translations:Otuz Birinci Söz/405/sq
Në qoftë se Krijuesi i Gjithurtë do ta kishte lënë mrekullinë e çarjes në dysh të hënës të zgjaste për një ose dy orë kohë me qëllim që t’ia shfaqte atë të gjithë botës e të ishte regjistruar në librat e historisë ashtu siç dëshirojnë filozofët, atëherë ajo do të kishte qenë si të gjitha ndodhitë e tjera (një dukuri e zakonshme astronomike) në qiej dhe nuk do të kishte qenë dëshmi për pretendimin e profetësisë së Muhammedit (A.S.M) dhe jo gjë e veçantë për të. Ose ndryshe ajo do të kishte qenë një mrekulli e tillë e vetëkuptueshme saqë do të kishte zhdukur fuqinë e arsyes për të zgjedhur dhe do ta detyronte arsyen ta pranonte atë; dhe dashur pa dashur ajo do ta kishte miratuar profetësinë e Tij. Atëherë do të barazoheshin shpirtërat e ulët si qymiri, si Ebu Xhehli, e do të mbeteshin tek i njëjti nivel si dikush tjetër me shpirt si diamanti, si Ebu Bekir i drejti, kështu misteri i përgjegjësisë së njeriut, do të kishte humbur.