Translations:Otuz Birinci Söz/410/sq
PIKA E PESTË: “Çarja më dysh e Hënës” nuk ndodhi vetvetiu si pasojë e disa shkaqeve, as si rezultat i rastësisë, as nuk qe një ndodhi natyrore që ndodh përmes ligjeve të zakonshme të natyrës. Por, sigurisht Krijuesi i Gjithurtë i diellit e i hënës i shkaktoi asaj të ndodhë si diçka e jashtëzakonshme, me qëllim që të vërtetojë Profetësinë e të Dërguarit të Tij dhe të ndriçojë pretendimin e Tij.