Translations:Otuzuncu Lem'a/40/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    A do të ishte e mundur që një mëshirë dhe një urtësi e tillë të cilat me mëshirë ruajnë të drejtat e jetës së një mize, të shkelnin të drejta të pallogaritshme të jetës së të gjitha qënieve të vetëdijshme dhe të drejtat e panumërta të qënieve të panumërta, duke mos shkaktuar Ringjalljen?

    Dhe në qoftë se do të lejohej shprehja, a do të ishte e mundur për Një Hyjni Madhështore e cila shfaq një ndjeshmëri të pafundme dhe një kujdes të tillë në mëshirën e saj, në dhembshurinë, në drejtësinë dhe në urtësinë dhe një sovranitet Hyjnor i Cili zbukuron universin me aktet e Tij të mrekullueshme të Pafundme dhe me mirësitë me qëllim që të shfaqë plotësimet e Tij dhe që ta bëjë Vetveten të njohur e të Dashur, -a do- të lejonte të mos kishte ringjallje, e cila do të zhvlerësonte në asgjë vlerën e krijesave dhe të gjitha plotësimet e tyre dhe t’i bënte ato të mohoheshin? Ruajna Zot! Një bukuri Absolute e tillë në mënyrë të qartë nuk do të lejonte një shëmti të tillë absolute.