Translations:Otuzuncu Lem'a/52/sq
Për të vazhduar të njëjtën analogji, si me pemën, nëpërmjet manifestimit të Emrit El-Hakem, i Dituri dhe El- Hakim, i Gjithurti, të gjitha rreshtat dhe faqet e librit të universit- dhe jo vetëm rreshtat e tij, por të gjitha fjalët e tij, shkronjat dhe pikat janë bërë si mrekulli saqë sikur të mblidheshin bashkë të gjitha shkaqet, ato nuk do të mund ta bënin përngjasimin e një pike të vetme -domethënë si farën- dhe as nuk mund ta kundërshtonin atë.