Translations:Otuzuncu Lem'a/64/sq
Krijuesi i Gjithëfuqishëm, nëpërmjet Emrit Hyjnor El-Hakem dhe El-Hakim, i Dituri dhe i Gjithurti ka përfshirë në këtë botë me mijëra botëra të mirorganizuara të mrekullueshme. Brenda atyre botërave, Ai e krijoi njeriun dhe e bëri atë si qendrën e atyre botërave dhe boshtin e tyre; njeriu midis të gjitha krijesave i manifeston më shumë urtësitë e synuara në univers dhe është mjeti më i rëndësishëm për t‟i shfaqur ato. Dhe më të rëndësishmet e shembujve të urtësisë dhe të gjërave të dobishme në sferën e universit shikojnë tek njeriu. Në sferën humane, Ai e bëri rizkun -furnizimin- një qendër; në botën humane; shumica e shembujve të urtësisë dhe të dobive shikojnë e orientohen tek Rizku, furnizimi, dhe bëhen të dukshme e të qarta nëpërmjet tij. Prandaj manifestimet e Emrit Hyjnor El-Hakim, I Gjithurti duken të qarta në formën më të shndritshme tek njeriu nëpërmjet vetëdijes së tij dhe të kënaqësive të Rizkut. Ndërkohë që secila prej qindra shkencave të zbuluara nëpërmjet vetëdijes njerëzore përshkruan vetëm një manifestim të Emrit Hyjnor El-Hakem, I Dituri në njërin prej llojeve, në njërën botë të krijimit.