Translations:Otuzuncu Lem'a/76/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Është e qartë dhe e vetëkuptueshme se qëllimet, synimet, shembujt e urtësisë dhe dobitë mund të ndodhin nëpërmjet zgjedhjes, dëshirës, qëllimit dhe vullnetit, dhe jo nëpërmjet ndonjë mënyre tjetër. Dhe ashtu siç nuk mund të jenë ato vepra e shkaqeve të pavetëdijshme dhe të Natyrës, të cilave u mungon dëshira, zgjedhja dhe qëllimi, po ashtu ato nuk mund të ndërhyjnë në to. Domethënë, nuk mund të përshkruhet se sa injorancë e jashtëzakonshme dhe sa marrëzi do të ishte të mos njohësh apo të mohoje Krijuesin e Gjithurtë, Vepruesin me zgjedhje, për të Cilin tregojnë universi dhe të gjitha qëniet e tij të panumërta nëpërmjet rregullit të tyre të pafundmë dhe shembujve të urtësisë që ato përmbajnë.