Translations:Otuzuncu Lem'a/91/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Shkurtazi: Meqenëse universi ekziston dhe nuk mund të mohohet, të vërteta që duken qartë si urtësia, mirësia, bukuria, rregulli, balanca dhe stolisja, të cilat janë si ngjyrat, si zbukurimet, dritat, rrezet, artet, jetët dhe lidhjet e universit, kurrësesi nuk mund të mohohen. Meqenëse nuk është e mundur t‟i mohosh këto atribute e akte, atëherë sigurisht, Ekzistuesi i Vetëm i domosdoshëm, i Cili është i Gjithurti, Mëshirëploti, Hirploti, i Dituri dhe i Drejti, i Cili cilësohet nga ato atribute, dhe është Bërësi i atyre veprave dhe Dielli dhe Burimi i atyre dritave, kurrësesi nuk mund të mohohen. Dhe sigurisht Profetësia e Muhammedit a.s.m. i cili është udhëzuesi më i madh, mësuesi më i përkryer, lajmëtari më i shquar, zgjidhësi i talismanit, enigmës së universit, pasqyra e të Kërkuarit Përjetësisht, i Dashuri i Zotit xh.sh. dhe boshti i shfaqjes së atyre atributeve dhe i njoftimit të atyre akteve, madje i plotësimeve të tyre, dhe madje i realizimit të tyre, kurrësesi nuk mund të mohohen.

    Ashtu si dritat e botës së realitetit dhe realitetit të universit, ai është Drita më vezulluese e Universit.