Translations:Otuzuncu Söz/175/sq
Çelësi i botës është në dorën e njeriut dhe i është bashkangjitur nefsit të tij, sepse ndërsa duke qenë në dukje të hapura, dyert e universit në fakt janë të mbyllura. Zoti i Plotëfuqishëm i ka dhënë njeriut, nëpërmjet një Amaneti -besimi-, një çelës, i quajtur ‘Uni’, i cili është i tillë që ai i hap të gjitha dyert e botës; Ai i ka dhënë atij ‘Unin’ enigmatik me të cilin ai mund të zbulojë thesaret e fshehura të Krijuesit të Universit.
Por uni, gjithashtu është një enigmë jashtëzakonisht e ngatërruar dhe një mister që është shumë i vështirë për t’u zgjidhur. Në qoftë se natyra e tij e vërtetë dhe qëllimi i krijimit të tij njihen, ashtu siç zgjidhet e zbulohet ai vetë, po ashtu do të zbulohet për ty enigma e universit.