Translations:Otuzuncu Söz/176/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Atëherë, Autori i Gjithurtë i dha njeriut si një amanet, një ego, “Unin” i cili përfshin tregues dhe shembuj që tregojnë dhe bëjnë të njihen të vërtetat e Atributeve dhe çëshjet e shenjta të Hyjnisë së Tij. Domethënë, ‘Uni’ është një njësi matëse nëpërmjet të cilit mund të njihen Atributet Hyjnore dhe çështjet e Hyjnisë. Por, nuk do të ishte e domosdoshme për një njësi matëse të ketë një ekzistencë reale. Por, ashtu si drejtëzat hipotetike, të supozuara, në gjeometri, një njësi matëse mund të formohet nga hipotezat dhe supozimet. Domethënë nuk është e domosdoshme për ‘Unin’ që të ketë një ekzistencë reale të vërtetuar nga njohja konkrete dhe nga provat.