Translations:Otuzuncu Söz/179/sq
Kështu, meqenëse Atributet e Zotit të Plotëfuqishëm, si Njohja dhe Fuqia, dhe Emrat e Tij të Bukur si ‘El Hakimu’, ‘Er Rahimu’, -i Gjithurti, Mëshirëploti-; janë gjithëpër- fshirës, të pakufishëm, absolutë dhe të pangjashëm, ato nuk mund të përcaktohen çfarë janë ato, nuk mund të njihen dhe nuk mund të perceptohen; prandaj, meqenëse ato nuk kanë limite dhe një fund real, atëherë është e domosdoshme të vendosësh një limit hipotetik e imagjinar për ato Atribute dhe Emra absolutë me qëllim që të jenë një mjet për kuptimin e tyre. Dhe këtë e bën ‘Uni’. Ai imagjinon në veten e tij një Hyjni të sajuar, një pronësi të supozuar, një fuqi dhe njohje dhe e kufizon me limite të caktuara. Duke bërë kështu, ai vendos një limit imagjinar mbi ato Atribute gjithëpërfshirëse dhe mbi ato Emra Absolutë, dhe thotë, për shembull: “Prej këtu e gjer atje është e imja, dhe pas asaj i takon Atij.” Domethënë, ai bën një lloj ndarje të çështjeve. Me Njësitë e thjeshta matëse dhe me peshoret e vockëla në veten e tij, ai dalngadalë kupton natyrën e vërtetë të Atributeve.