Translations:Otuzuncu Söz/180/sq
Për shembull, me hyjninë e imagjinuar të cilën e përfytyron në rrethin e pronës së tij, ‘Uni’ mund të kuptojë Hyjninë e Krijuesit të tij në sferën e mundësive në krijim. Dhe me pronësinë e tij të jashtme të dukshme, ai mund të kuptojë pronësinë e vërtetë të Krijuesit të tij, duke thënë: “Ashtu siç jam unë pronari i kësaj shtëpie, po ashtu Krijuesi është Pronari i këtij universi.” Dhe me njohjen e tij të pjesshme ai mund të kuptoje njohjen absolute të Zotit xh.sh., dhe me sasinë e tij të vogël të artit të fituar, ai mund të kuptojë artin origjinal të Krijuesit të Gjithëlavdishëm.
Për shembull, “Uni” thotë: “Ashtu siç e ndërtova dhe e organizova unë këtë shtëpi dhe e organizova, po ashtu dikush medoemos e ka ndërtuar universin dhe e ka administruar atë”, dhe kështu me radhë... Me mijëra gjendje të mistershme, atribute, dhe aftësi percep-tuese, të cilat deri diku bëjnë të njohur dhe tregojnë të gjitha Atributet Hyjnore dhe çëshjet e tyre, janë përfshirë tek “Uni.