Translations:Otuzuncu Söz/185/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Kështu, ai i cili e njeh natyrën e “Unit, të vetvetes në këtë mënyrë dhe kupton e vepron në përputhje me të, ai përfshihet brenda sihariqeve të Fjalës së Zotit xh.sh.: قَد۟ اَف۟لَحَ مَن۟ زَكّٰيهَا “Vërtet që do të ngadhënjejë ai i cili e pastron vetveten.”([1]) Ai vërtetë e ka përmbushur amanetin dhe nëpërmjet teleskopit të unit të tij, ai njeh se cili është realiteti i universit dhe çfarë detyrash po kryen ai. Dhe kur ai fiton njohuri rreth universit, shikon se uni i tij e vërteton. Kjo njohuri do të mbetet si dritë e urtësi për të dhe nuk do të transformohet në errësirë e kotësi.

    1. Kur’an, 31: 13