Translations:Otuzuncu Söz/196/sq
Merre në konsideratë këtë: Në botën e njerëzimit, nga koha e Ademit gjer tani, dy rryma të mëdha, dy linja mendimi, kanë qenë gjithmonë dhe kështu do të vazhdojnë. Si dy pemë të mëdha, ato kanë shpërndarë degët e tyre në të gjitha drejtimet dhe në çdo klasë të njerëzimit. Njëra nga ato është linja e profetësisë dhe e fesë dhe tjetra është ajo e filozofisë dhe e formave të ndryshme të saj. Sa herë që ato dy linja kanë qenë në përputhje mendimesh me njëra-tjetrën, në harmoni e të bashkuara, domethënë, në qoftë se linja e filozofisë, duke iu bashkuar linjës së fesë ka qenë e bindur dhe në shërbim të saj, bota e humanizmit ka përjetuar lumturi dhe një jetë të ndritshme shoqërore. Ndërsa, kur ato kanë qenë të ndara, e gjithë drita dhe e mira është grumbulluar tek linja e profetësisë dhe e fesë, dhe të këqijat dhe çudhëzimet u grumbulluan rreth linjës së filozofisë.