Translations:Otuzuncu Söz/203/sq
Dhe kështu në këtë anë e shikuan Unin profetët, të pastërtit dhe evlijatë, të cilët ishin nga linja e profetësisë. Ata e panë atë me këtë vështrim dhe e kuptuan të vërtetën. Ata ia dorëzuan të gjithë pronën, Pronarit të Vetëm të gjithësisë dhe dolën me përfundimin se Pronari i Gjithëlavdishëm nuk ka as ortakë e as të ngjashëm, as në sovranitetin e Tij, as në Hyjninë e Tij, as në qënien e Tij Perëndi. Ai nuk ka nevojë për ndihmës apo asistent. Çelësi i të gjitha gjërave është në Dorën e Tij. Ai është i Plotfuqishëm Absolut mbi gjithçka. Ata gjithashtu përfunduan se shkaqet janë veçse një perde e jashtme në dukje, të cilat tregojnë Fuqinë e Tij dhe madhështinë e Tij. Sa për Natyrën, ajo është vetëm se Sheriati i natyrshëm i Tij, një koleksion i ligjeve të Tij që veprojnë në univers dhe mënyra me të cilën Ai demonstron Fuqinë e Tij.