Translations:Otuzuncu Söz/205/sq
Fytyra e dytë, ajo përfaqësohet nga filozofia. Dhe sa për filozofinë, ajo e shikon ‘Unin’ që nuk ka kuptim tjetër përveç vetvetes së tij. Domethënë, ajo deklaron se ‘Uni’ tregon vetëm veten e tij, se kuptimi i tij është në veten e tij. Ajo mendon se ‘Uni’ punon thjesht për llogari të vetes së tij. Ajo e shikon ekzistencën e tij si të domosdoshme dhe esenciale, domethënë, ajo thotë se Ai ekziston në vetvete nga vetvetja. Ajo gabimisht pretendon se ‘Uni’ e ka vetë në pronësi jetën e vet dhe se ai është Pronari i vërtetë në sferën e tij të vendosjes e të drejtimit. Ajo e supozon atë si një të vërtetë të qëndrueshme. Dhe ajo e konsideron detyrën e ‘Unit’ të jetë plotësimi i vetes, gjë e cila buron nga dashuria për vetveten, e kështu me radhë...