Translations:Otuzuncu Söz/206/sq
Po ashtu, filozofitë i kanë ndërtuar metodat e tyre të mendimit mbi themele të tilla të prishura. Ne kemi dhënë prova të sigurta në trajtesat tona të tjera, dhe veçanërisht tek “Fjalët”, dhe sidomos tek Fjalët e Dymbëdhjeta dhe e Njëzet e Pesta, se sa të pabaza dhe sa të kalbura janë këto themele.
Madje edhe njerëzit si Platoni, Aristoteli, Ibn es-Sina dhe Farabiu, të cilët ishin përfaqësuesit më të shquar dhe autoritetet e linjës së filozofisë, thanë se “Qëllimi përfundimtar i plotësimit të humanizmit është Përngjasimi me Qënien e Domosdoshme!, domethënë, me Krijuesin xhel-le sha’nuhu.” Ata kështu dhanë një gjykim në mënyrën e Faraonit, duke e kamxhikuar egoizmin dhe duke e lejuar politeizmin të vrapojë i lirë nëpër luginat e shirkut e të çudhëzimit; ato shtruan rrugën për mënyra të ndryshme të shirkut, të adhurimit të shkaqeve, të idhujtarisë, të natyrës dhe të yjeve. Ata i mbyllën dyert e pafuqisë, dobësisë, varfërisë, nevojës, mangësisë dhe të paplotësisë, të cilat janë vetjake të brendshme -thelbësore- për qëniet njerëzore, dhe kështu bllo- kuan rrugën për adhurimin e Zotit xh.sh... Duke qenë të zhytur në Natyralizëm dhe duke qenë krejtësisht të paaftë të dalin nga shirku, ata qenë të pamundur të gjejnë derën e gjërë të falënderimeve...