Translations:Otuzuncu Söz/226/sq
Përveç kësaj, duke ia atribuuar pasojat shkaqeve, filozofia i jep dorës së Natyrës aftësinë krijuese. Ashtu siç është provuar në mënyrë të sigurt në Fjalën e Njëzet e Dy, meqenëse filozofia nuk e shikon vulën e ndritshme mbi gjithçka që tregon Krijuesin e të gjitha gjërave, dhe e pretendon natyrën të jetë Krijuesi, e cila është e pafuqishme, e pajetë, e pavetëdijshme dhe e verbër, dhe fuqia e jashtme e të cilës është në të dyja duart e rastësisë dhe të forcës, të cilat gjithashtu janë të verbëra, ajo ia atribuon Natyrës disa qënie, kur çdonjëra prej të cilave shpreh mijëra shembuj të urtësisë së lartë dhe është si një mesazh i Krijuesit Madhështor.