Translations:Otuzuncu Söz/232/sq
Unë e pashë veten në një shkretëtirë të madhe. Një shtresë e errët, dëshpëruese dhe mbytëse reje kishte mbuluar gjithë sipërfaqen e tokës. Nuk kishte as fllad, as dritë dhe as ujë... dhe nuk gjendej asnjëra prej tyre. Unë imagjinova se gjithandej kishte plot kuçedra, përbindësha dhe krijesa të tmerrshme e të rrezikshme. Në zemrën time m’u shfaq se në anën tjetër të kësaj toke duhet të kishte dritë, fllad dhe ujë. Ishte e domosdoshme për të shkuar atje. Ndërkohë kuptova se po shtyhesha për atje në mënyrë të pavullnetshme. U futa në një shpellë nën tokë, e cila i ngjasonte një tuneli nën male dhe dalëngadalë eca në brendësi të tokës. Unë shikova se shumë njerëz kishin kaluar në këtë rrugë nëntokësore para meje, por pa e plotësuar udhëtimin, pasi mbetën në vendet e tyre të mbytur. Unë shikova gjurmët e këmbëve të tyre, një herë unë dëgjova disa nga zërat e tyre dhe pastaj ato zëra u ndërprenë.