Translations:Otuzuncu Söz/246/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Transformimet e grimcave janë: Dridhjet, lëkundjet, dhe bredhjet që ndodhin gjatë kohës që janë duke u shkruar shenjat e krijimit në librin e universit nga pena e fuqisë së Skalitësit të Parapërjetësisë. Ato nuk janë lojëra të rastësisë apo një lëvizje kuturu, të parregullt, dhe të paqëllimtë ashtu siç e pandehin materialistët dhe natyralistët, sepse: Ashtu si të gjitha qëniet, çdo grimcë thotë në fillimin e lëvizjes së saj “Bismil-lah” -me Emrin e All-llahut-, sepse: ajo, e cila është sa një kokër gruri, mban pesha që kalojnë pafundësisht fuqinë e saj, ashtu si fara e pishës që mban mbi shpatulla pemën e saj gjigante...