Translations:Otuzuncu Söz/248/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden



    Në të vërtetë, Transformimet e grimcave ([1]) janë lëvizja dhe dridhjet kuptimplote që veprojnë në përputhje me urdhrin dhe parimet e ‘Librit të Qartë’, i cili është titulli i Njohjes Hyjnore dhe i Urdhrit, është vendosja dhe dispozita ligjore e origjinës së shkuar dhe i pasardhësve të së ardhmes së çdo gjëje në Botën e të Padukshmes.

    Ato veprojnë nëpërmjet tejshkrimit -transkriptimit, kopjimit- nga ‘Libri i Qartë’, i cili ëshë një titull për Fuqinë Hyjnore dhe Dëshirën. Ai formohet nga e tashmja dhe nga bota e dukshme, si dhe përbëhet nga ushtrimi i lirë i pushtetit të asaj fuqie dhe dëshire në krijimin e gjërave.

    Kështu, kjo lëvizje dhe këto dridhje kuptimplote burojnë nga shkrimi dhe nga skicimi i fjalëve të Fuqisë në “Pllakën e shkrimit të zhdukjes dhe të ripohimit”, e cila është një fletë metaforike, dhe realiteti i rrjedhës së kohës.

    1. Ky shënim është një shpjegim i një fjalie të gjatë [këtu, një paragraf] duke përcaktuar transformimet e grimcave të vockëla, i cili është subjekti i Qëllimit të Dytë.
      “Regjistruesi i Qartë” dhe “Libri i Qartë”, përsëriten në disa vende në Kur’anin Gjithurtësi. Një grup i komentatorëve të Kur’anit mendojnë se ato janë të “Njëjtët”, ndërsa të tjerët deklaruan se ato janë “të Ndryshëm nga njëri-tjetri” dhe i shpjeguan realitetet e atyre të dyve në mënyrë kontradiktore, dhe përmbledhja e asaj që thanë është se, të dyja ato janë “Tituj që përshkruajnë ‘Njohjen Hyjnore.’ Por, nëpërmjet shkëlqimit të Kur’anit, unë arrita në përfundimin se:
      “Regjistruesi i Qartë”, i cili shikon më shumë tek Bota e Padukshme se sa tek Bota e Dukshme, ishte një titull për njërin aspekt të njohjes së Zotit xh.sh. dhe të urdhrit të Tij. Domethënë, ai shikon më shumë tek e shkuara dhe e ardhmja se sa tek koha e tashme. Ai shikon më shumë tek origjina e çdo gjëje dhe prejardhjet e saj dhe tek rrënjët dhe farërat e çdo gjëje, se sa i shikon ato tek ekzistenca e tyre e jashtme dhe e dukshme. Ai është një Regjistër shënimi për Kaderin Hyjnor. Ekzistenca e këtij Regjistri është provuar në Fjalën e Njëzet e Gjashtë dhe gjithashtu në Shënimin e Fjalës së Dhjetë. Po, në të vërtetë, Regjistruesi i Qartë, është një lloj titulli për njohjen dhe urdhërat e Zotit xh.sh. Domethënë, origjinat, burimet dhe rrënjët prej të cilave vijnë gjërat në ekzistencë me rregull të plotë dhe me art, tregojnë se ato duhet të administrohen e menaxhohen në përputhje me një Regjistër-shënimi të parimeve të Njohjes Hyjnore.
      Dhe për shkak se rezultatet, pasardhjet dhe farërat e gjërave përmbajnë indekset dhe programet e qënieve të cilat do të vijnë në ekzistencë më vonë, në vijim, tregojnë se ato duhet të jenë një Regjistër i vogël i urdhërave Hyjnorë. Për shembull: Një farë mund të shikohet si programi dhe indeksi që do t’i japë formë strukturës së të gjithë pemës; dhe për më tepër, si një trupëzim i vogël i urdhërave që e bëjnë pemën të vijë në ekzistencë dhe përcaktojnë programet dhe indekset e saj. Shkurtazi: “Regjistruesi i Qartë” është si një indeks dhe program i pemës së krijimit, e cila i ka shpërndarë degët e saja në çdo pjesë të së shkuarës, të ardhmes dhe të Botës së padukshme. Në këtë sens, “Regjistruesi i Qartë” është një Fletore shënimesh dhe Regjistër i parimeve të Kaderit Hyjnor. Nëpërmjet urdhërit dhe kërkesës së atyre parimeve, grimcat vihen në punë në detyrat e tyre dhe lëvizin në gjëra.
      Sa për “Librin e Qartë”, ai shikon më shumë tek Bota e Dukshme se sa tek Bota e Padukshme. Domethënë, ai shikon më shumë tek koha e tashme se sa tek e shkuara dhe e ardhmja. Ai është një titull, një regjistër shënimi, një libër i dëshirës dhe i fuqisë së Zotit xh.sh., më shumë se sa i njohjes dhe i urdhërave të Tij. Në qoftë se “Regjsitruesi i Qartë” është një regjistër shënimi për Kaderin Hyjnor, “Libri i Qartë” ëhtë një regjistër për Fuqinë Hyjnore. Domethënë, fakti se çdo gjë në ekzis-tencën e saj, në esencën, atributet dhe në funksionet shfaq një art të plotë dhe një rregull, provon se asaj i është dhënë ekzistencë nëpërmjet ligjeve të një ‘Vullneti efektiv dhe të parimeve të një Fuqie të padefekt. Dhe ashtu si formën e saj të specifikuar dhe individuale, çdo gjëje i është dhënë një masë e përcaktuar dhe një trajtë e veçantë. Prandaj, fuqia dhe dëshira kanë një Regjistër universal e gjithëpër-fshirës, një regjistër të madh, sipas të cilit forma e veçantë dhe substanca e çdo gjëje pritet, qepet dhe vishet.
      Ekzistenca e këtij Regjistri, si Regjistruesi i Qartë, është provuar midis çështjeve të kaderit Hyjnor dhe dëshirës së pjesshme të Njeriut. Vetëm shihe budallallëkun e njerëzve të neglizhencës, të çudhëzimit dhe të filozofisë, ata kanë perceptuar se “Pllaka e Ruajtur” e Fuqisë Krijuese dhe shfaqja, refkletimi dhe demonstrimi në gjërat e atij libri të shkruara qartë të urtësisë Hyjnore dhe të dëshirës, dhe përsëri, ruajna Zot, duke e quajtur atë “Natyrë”, ata e kanë bërë atë krejtësisht të verbër e të pakuptimtë, ndërsa nëpërmjet urdhrit të Regjistruesit të Qartë, domethënë, nëpërmjet dekretit dhe instruksionit të Kaderit Hyjnor, Fuqia Hyjnore krijon zinxhirin e qënieve, ku çdo hallkë a lidhje e të cilit është një shenjë në krijimin e gjërave.
      Ai shkakton lëvizjen e grimcave, ai shkruan dhe krijon në fletën metaforike të kohës, e cila quhet “Tabela e zhdukjes dhe e Ripohimit”. Kështu, lëvizja e grimcave është dridhje dhe lëvizje nga ai shkrim dhe tejshkrim, e cila ndodh kur qëniet kalojnë nga bota e Padukshme për në botën e Dukshme, ashtu siç kalojnë ato nga njohuria për tek Fuqia.
      Sa për “Tabelën e zhdukjes dhe të ripohimit”, ajo është një pllakë për të shkruar e për të fshirë një regjistër gjithmonë të ndryshueshëm të ‘Tabelës më të madhe të Ruajtur’, e cila është e palëvizshme dhe e qëndrueshme. Ai është regjistri i ‘shkrimit dhe i fshirjes’ në sferën e mundësisë, ku të gjitha gjërat janë manifestime të pareshtura, të pandërprera të jetës dhe vdekjes, të ekzistencës dhe të përkohshmërisë. Dhe ky është realiteti i kohës. Në të vërtetë, ajo që ne e quajmë kohë, e cila është një lum i fuqishëm duke rrjedhur në krijim, ka një realitet si çdo gjë tjetër. Realiteti i saj është si boja dhe fleta e shkrimit të Fuqisë në ‘Tabelën e zhdukjes dhe të ripohimit”.
      لَا يَعْلَمُ الْغَيْبَ اِلَّا اللّٰ Askush nuk e di të panjohurën përveç All-llahut xh.sh.!