Translations:Otuzuncu Söz/256/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Po, në të vërtetë, në qoftë se një njeri i paushtruar, i papërvojë, i thjeshtë, i zakonshëm dhe i verbër do të shkonte në Evropë dhe, në qoftë se do të hynte atje tek të gjitha fabrikat dhe tezgjahet, dhe do të shfaqte një mjeshtëri e urti artistike në një shkallë të tillë, saqë gjithkush do të mbetej shtang pa gojë nga habia, padyshim, ai që do të kishte sa një grimcë vetëdije do ta dinte me siguri se personi në fjalë nuk po vepronte me iniciativën e vet, porse një profesor mjeshtër e ka instruktuar atë dhe e ka bërë atë të punojë.

    Dhe në qoftë se, gjithashtu, do të ndodhej një njeri i verbër dhe i pafuqishëm i cili ka jetuar në një shtëpi të thjeshtë të vogël dhe është i paaftë madje të ngrihet edhe nga vendi i tij, dhe në qoftë se copëza të vogëla guri dhe copa e thërrime prej materialeve, si kockat ose pambuku, do të hynin në shtëpizën e tij, dhe pastaj do të dilnin prej asaj shtëpize thasë sheqeri, dengje pëlhurash, me mijëra xhevahire, rroba të punuara për bukuri të veshura me gurë të çmuar, dhe ushqime të shijshme, atëherë a nuk do të thonte ai që do të kishte mend sa një grimcë se:

    “Ai njeri i verbër fatkeq që nuk mund të ngrihej as nga vendi i tij, është vetëm një derëtar i dobët ose thjesht një shërbëtor ose një shul tek dera e fabrikës së një Pronari mrekullibërës, e cila është burim i mrekullive të Tij.”