Translations:Otuzuncu Söz/257/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Pikërisht në të njëjtën mënyrë, lëvizja dhe detyrat e grimcave të ajrit në bimët, pemët dhe në lulet e frutat, secila prej tyre është një mesazh i Krijuesit të vetëm të përjetshëm, është një vepër antike Hyjnore arti, një mrekulli e Fuqisë Hyjnore, një çudi e urtësisë Hyjnore; ato tregojnë se grimcat po veprojnë nën urdhrin dhe dëshirën e një Autori të Gjithurtë e të Gjithëlavdishëm dhe të Një Krijuesi Gjithëbujar e Hirplotë.

    Të gjitha grimcat e dheut gjithashtu, meqenëse ato janë burimi dhe mjetet për filizat dhe bimët e prodhuara nga farërat, secila prej tyre është një fabrikë e ndryshme dhe bankë pune, një presë tipografike e ndryshme, një thesar, një antikë, një afishe, një manifest i ndryshëm duke shpallur Emrat e Krijuesit të Gjithëlavdishëm, ajo është një poemë duke i thurur laevde plotësimeve të Tij, dhe është aq e sigurt sa dy dhe dy bëjnë katër, se ato po veprojnë me urdhrin, me lejen, dhe nëpërmjet vullnetit dhe fuqisë së Një Krijuesi të Gjithëlavdishëm i Cili është Pronari i urdhrit “Bëhu! dhe ajo bëhet!”, urdhrit të të Cilit i nënshtrohet çdo gjë. Në këtë ne besojmë...