Translations:Otuzuncu Söz/260/sq
Materialistët, përdorimi i arsyeve të të cilëve është kufizuar drejtëpërdrejtë me atë çfarë është e dukshme për sytë e tyre, në filozofitë e tyre absurde të cilat mbështeten mbi themelet e kotësisë, i kanë marrë transformimet e grimcave, të cilat ata i vlerësojnë si rezultatet e rastësisë, si bazat themeltare të të gjitha parimeve të tyre dhe kanë treguar se artifaktet Hyjnore dhe krijesat shkaktohen nga ato transformime.
Ai i cili do të kishte një grimcë vetëdije do ta dinte me siguri se sa në kundërshtim me arsyen është të atribuarit e këtyre krijesave të stolisura me shembuj të pafundmë urtësie diçkaje që bazohet mbi rastësinë e paqëllimtë e të pakuptimtë, e cila është krejtësisht pa rregull.