Translations:Otuzuncu Söz/264/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    I dyti: Pronari i Gjithëlavdishëm i të gjithë sundimit e krijoi këtë dynja dhe veçanërisht fushën e faqes së tokës, në formën e pasurisë së kultivuar. Domethënë, Ai e përgatiti atë në një mënyrë që ajo do të lulëzonte e prodhonte të korra gjithmonë të freskëta me qëllim që Ai të mund të mbjellë e të korrë mrekulli të panumërta të fuqisë së Tij.

    Kështu, duke shkaktuar lëvizjen e grimcave me urtësi dhe duke i vënë ato në shërbim në një mënyrë të regullt në fushën e Tij të faqes së tokës, Ai shfaq në çdo shekull, në çdo stinë, në çdo muaj dhe madje në çdo ditë e në çdo orë qënie të pafundme të ripëtërira nëpërmjet mrekullive të fuqisë së Tij, secila prej tyre është si një botë, dhe e bën fushën e Tij të prodhojë të korra gjithmonë të ndryshme. Ai demonstron nëpërmjet lëvizjes së grimcave këto dhurata prej thesarit të pashtershëm të Mëshirës së Tij dhe shembujt e fuqisë së Tij të pafundme.