Translations:Otuzuncu Söz/277/sq
Për më tepër, të gjitha grimcat veprojnë brenda qëndisjeve të artit më të madh dhe kanë lidhje me të gjitha grimcat e tjera atje. Meqenëse secila grimcë është në një pozitë edhe sunduese, dhe njëkohësisht e varur dhe e nënshtruar me të gjitha të tjerat, me çdo grimcë në mënyrë individuale, dhe me të gjitha ato në mënyrë të përgjithshme, ajo ose e njeh dhe e krijon atë qëndisje në formë të mrekullueshme dhe atë urtësi duke treguar art të stolisur, gjë e cila është njëmijë herë e pamundur, ose secila prej tyre është një pikë e urdhëruar për lëvizje, e cila buron nga ligji i Kaderit Hyjnor dhe nga pena e fuqisë së Krijuesit të Gjithurtë.