Translations:Otuzuncu Söz/286/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Së pari: Ajo njihet nëpërmjet urtësisë së Krijuesit të Gjithurtë, e cila provohet nga të gjithë shembujt e urtësisë dhe nga rregulli në të gjitha krijesat, sepse urtësia Hyjnore, e cila i bashkangjit urtësi të shumta universale edhe gjësë më të vogël e më të pjesshme, nuk do ta linte pa urtësi e qëllim lëvizjen e grimcave, të cilat demonstrojnë aktivitetin më të madh në rrjedhën e universit dhe janë shkaqe për shfaqjen e skalitjeve plot urtësi.

    Patsaj, urtësia Hyjnore dhe sovraniteti i Saj, e cila nuk e lë edhe krijesën më të vockël pa një rrogë, shpërblim e plotësim në detyrat e saj, nuk do t’i linte nëpunësit e saj më të shumtë në numër dhe shërbë-torët kryesorë, grimcat, pa dritë ose pa shpërblim.