Translations:Otuzuncu Söz/292/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Dhe meqenëse realiteti i çdo gjëje shikon tek shfaqja e një Emri prej Emrave të bukur të Krijuesit dhe është i lidhur me Të, dhe ajo është si pasqyra reflektuese e dritave të Tij, atëherë ajo gjë, çfarëdo lloje bukurie të marrë, bukuria është për shkak të Atij Emri dhe për nderin e lartësinë e Tij; Ai Emër e kërkon atë të jetë kështu. Sido që të jetë gjëja, e vetëdijshme apo e pavetëdijshme, në këndvështrimin e realitetit ajo bukuri kërkohet. Dhe nga kjo e vërtetë shfaqet një maje prej një ligji madhështor, i cili është: “Ligji i Bukurisë dhe i Bërjes të Bukur.”