Translations:Otuzuncu Söz/294/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Dhe meqenëse Krijuesi i Pashok, nuk çon dëm asgjë, dhe nuk bën asgjë më kot. Ai madje vë në përdorim e shfrytëzon edhe gërmadhat materiale të krijesave që kanë vdekur –të cilat i kanë përmbushur detyrat e tyre– në vjeshtën e kaluar, duke i përfshirë ato në ndërtimin e krijesave të reja në pranverë.

    Sigurisht sipas misterit të, يَو۟مَ تُبَدَّلُ ال۟اَر۟ضُ غَي۟رَ ال۟اَر۟ضِ “Ditën kur toka do të zëvendësohet me tjetër tokë.”([1])

    Dhe treguesi i, وَاِنَّ الدَّارَ ال۟اٰخِرَةَ لَهِىَ ال۟حَيَوَانُ “Vërtetë që banesa e jetës së pastajme – ajo është jeta e vërtetë.”([2]), është në të vërtetë një kërkesë e urtësisë Hyjnore që grimcat e tokës, të cilat janë të pajeta dhe të pavetëdijshme dhe të cilat kanë kryer detyra të rëndësishme në këtë botë, duhet të shfrytëzohen e të përfshihen në disa prej ndërtimeve të Ahiretit ku të gjitha gjërat në të janë të gjalla e të vetëdijshme me gurët dhe me drurët e tyre, sepse lënia e grimcave të Dynjasë në vetë dynjanë kur ajo të jetë shkatërruar ose t’i hedhësh ato në mosekzistencë, do të ishte çuarje dëm, prishje pa hesap. Dhe nga kjo e vërtetë zbulohet një maje prej një ligji madhështor, i cili është “Ligji i urtësisë”.

    1. Kur’an, 14: 48
    2. Kur’an, 29: 64