Translations:Otuzuncu Söz/295/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Dhe meqenëse shumë rezultate, kuptime dhe fruta të kësaj bote dhe fletët e endura të akteve dhe veprave, dhe shpirtërat dhe trupat e atyre si xhindët dhe qëniet njerëzore të cilët janë ngarkuar me amanetin dërgohen tek tregu i Ahiretit, sigurisht është kërkesë e drejtësisë dhe e urtësisë se pas marrjes së plotësimit të tyre të veçantë në përputhje me kryerjen e detyrave të tyre, grimcat e tokës të cilat i shoqëruan dhe u shërbyen atyre frutave dhe kuptimeve, do të përfshihen në ndërtimin e Ahiretit. Domethënë, ato do të përfshihen në të së bashku me gërmadhat e kësaj bote, e cila do të shkatërrohet, pasi ta kenë marrë dritën e jetës dhe t’i kenë shërbyer shumë herë dhe pasi të bëhen mjete për tesbihatet, për lavdërimet e krijesave të gjalla. Dhe nga kjo e vërtetë zbulohet një majë prej një ligji madhështor, i cili është: “Ligji i Drejtësisë”.