Translations:Otuzuncu Söz/296/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Dhe meqenëse, ashtu si shpirti që është sundues mbi trupin, po kështu urdhërat që sjellin gjërat në ekzistencë, të cilat shkruhen nga Kaderi Hyjnor, janë sunduese mbi lëndën e pajetë. Lëndët e pajeta janë të afta të marrin një pozitë dhe një rregull sipas shkrimit jolëndor të Kaderit Hyjnor.

    Për shembull, në të gjitha llojet e vezëve dhe të spermës dhe në shumëllojshmëritë e farërave dhe të bërthamave, lëndët marrin rangje të ndryshme dhe drita sipas urdhërave që i sjellin gjërat në ekzistencë, të cilat që të gjitha janë shkruajtur të ndryshme nga Kaderi Hyjnor, sepse ato lëndë të cilat janë të njëjtat për sa i përket substancës së tyre,([1]) bëhen burimi i qënieve të panumërta të ndryshme. Ato arrijnë rangje e drita të cilat janë të gjitha të ndryshme. Atëherë, sigurisht, është kërkesa e njohjes gjithëpërfshirëse Hyjnore se në qoftë se një grimcë, ka qenë në mënyrë të përsëritur në shërbim të jetës dhe është përfshirë brenda tesbihateve, lavdërimeve Hyjnore që janë në jetë, urtësia e atyre kuptimeve do të shkruhet në ballin jolëndor të grimcës nga Pena e Kaderit Hyjnor, e cila nuk neglizhon absolutisht asgjë fare. Nga kjo e vërtetë zbulohet një maje prej një ligji madhështor, i cili është “Ligji i njohjes Gjithëpërfshirëse.”

    1. Po, të gjitha ato lëndë përbëhen nga katër elemente: ato përbëhen nga hidrogjeni, oksigjeni, azoti dhe karboni. Në mënyrë qenësore, thelbësore, ato mund të konside-rohen të jenë të njëjta, ndryshimi ndërmjet tyre qëndron vetëm në shkrimin jolëndor të Kaderit Hyjnor.