Translations:Otuzuncu Söz/298/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Për ta përmbledhur fjalën: Përtej majeve të dukshme të secilit prej shtatë ligjeve të lartëpërmendura, domethënë, ‘Ligjit të Hyjnisë’, ‘Ligjit të Bujarisë’ si ‘Ligjit të Bukurisë’, ‘Ligjit të Mëshirës’, ‘Ligjit të Urtësisë’, ‘Ligjit të Drejtësisë’ dhe ‘Ligjit të Njohjes Gjithëpërfshirëse’, dhe prej shumë ligjeve të tjera të mëdha, zbulohet dhe tregohet Emri më i Madh i All-llahut dhe shfaqja më e Madhe e Atij Emri më të Madh. Dhe nga ai manifestim mund të kuptohet se:

    Ashtu si krijesat e tjera, transformimet e grimcave në këtë botë ndodhin me një balancë të ndjeshme të peshuara me njohje, sipas urdhërave të dhëna nga fuqia e Cila i sjell gjërat në ekzistencë, me limitet që ka vënë kaderi Hyjnor, për urtësi shumë të larta, por ato janë duke u përgatitur për të shkuar në një botë tjetër më të lartë.([1]) Prandaj, trupat e qënieve të gjalla janë secili si një shkollë, një kazermë dhe një bujtinë për instruksionin e atyre grimcave udhëtuese. Dhe mund të delarohet me siguri se kjo është kështu.

    1. Sepse, ashtu siç mund të vëzhgohet, drita e jetës ndizet e përhapet me shumicë e bujarisht në këtë botë të dendur e të ulët me një aktivitet që është tej mase i shtrirë, dhe një dritë e freskët e jetës ndriçohet gjërësisht, madje edhe një material i parëndësi-shëm, substanca të kalbura, dhe ato lëndë të dendura e të parëndësishme përpunohen dhe shkëlqejnë me dritën e jetës. Kjo tregon qartë se kjo botë e dendur dhe e pajetë po shkrihet nga Krijuesi dhe po shkëlqen e po bëhet më e bukur nëpërmjet lëvizjes së grimcave dhe dritës së jetës për hir të një bote tjetër më të hollë, më të lartë, më të pastër dhe të gjallë. Ato sikur po stolisen për të shkuar në një botë më të këndshme. Atëherë, ata të cilët nuk mund ta perceptojnë me mendjet e tyre të ngushta ringjalljen trupore të njerëzimit, në qoftë se do të shikonin me dritën e Kur’anit, do të shihnin se një “Ligj i Vetekzistuesit të Vetëm” që duket qartë, do t’i ringjallë të gjitha grimcat, sikur ato të ishin një ushtri. Nëpërmjet atij ligji ekziston universi, dhe ai është aq gjithëpërfshirës, saqë shihet qartë se ai është në fuqi dhe sundon mbi krijimin.