Translations:Otuzuncu Söz/300/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Po! Çdo grimcë sipas kuptimit të Tre Pikave të mëparshme thotë me gjuhën e gjendjes së saj të natyrshme në fillim të lëvizjes së saj بِس۟مِ اللّٰهِ الرَّح۟مٰنِ الرَّحٖيمِ “Bismil-lahirr-Rahmanir-Rahim” Domethënë, “Unë jam duke lëvizur me Emrin e All-llahut xh.sh., për hir të Tij, me lejen e Tij dhe nëpërmjet Fuqisë së Tij.” Pastaj, ashtu si të gjitha krijesat, në përfundimin e lëvizjes së tyre, të gjitha grimcat dhe të gjitha grupet e grimcave thonë me gjuhën e gjendjeve të tyre: اَل۟حَم۟دُ لِلّٰهِ رَبِّ ال۟عَالَمٖينَ “El-hamdu lil-lahi Rabbil Alemin”, “Gjithë lavdërimet e Falënderimet janë për Zotin e të gjithë botëve”, Kështu, çdo grimcë e shfaq veten e saj të jetë si një maje e një pene të vockël të fuqisë Hyjnore duke zbuluar qëndisjet e krijesave të punuara me mjeshtëri të cilat janë si poema lavdërimi. Në të vërtetë, secila nga ato e shfaq vetveten të jetë si maja e një gjilpëre duke u rrotulluar mbi krijesat, secila prej tyre është si pllaka e një gramafoni madhështor jolëndor Hyjnor me koka të panumërta; ato bëjnë që krijesat të recitojnë poema duke lavdëruar Mbështetësin e tyre, dhe duke i thurur lavde Zotit xh.sh..